Botë
Yatsenyuk: Dorëhiqet nga posti i kryeminsitrit të Ukrainës
10.04.2016 17:06
Kryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk, ka dhënë dorëheqje, duke paralajmëruar se të martën do të dorëzojë...

Kryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk, ka dhënë dorëheqje, duke paralajmëruar se të martën do të dorëzojë kërkesën për shpërbërjen e Parlamentit.
“Kam marrë vendim që të jap dorëheqje nga postin i kryeministrit të Ukrainës. Të martën, më 12 prill, do të dorëzojë kërkesën në Parlament”, shkroi Yatsenyuk në profilin e tij në Twitter.
Ai theksoi se destabilizimi i Ukrainës është i pashmangshëm nëse nuk formohet qeveria e re.
Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko në muajin shkurt kërkoi dorëheqjen e kryeministrit, por parlamenti nuk votuar për mosbesim ndaj qeverisë së Yatsenyuk.
