Leicester City vazhdon mrekullinë, regjistron fitore të re
Leicester City është afruar edhe më shumë drejt bërjes së historisë në Ligën Premier...

Lideri i kampionatit anglez fitoi me rezultat 0-2, si mysafir i Sunderlandit në Stadium of Light.
Të përzgjedhurit e italianit Claudio Ranieri, vuajtën deri në minutën e 66-të, kur doli në skenë kush tjetër pos Jamie Vardy, e që e zhbllokoi rezultatin, pas një asisti të marr nga Drinkwater.
Më pas, si edhe zakonisht, të kaltrit u mbrojtën me sukses, deri në minutën e 95-të të takimit, kur sulmuesi dhe lojtari më i mirë, Vardy, doli sërish në skenë dhe i kaloi mbrojtësit, por edhe portierin e Sunderlandit, për ta shënuar golin e dytë, për fitore të re të madhe, gjithsej të pestën në seri, që e afron edhe një hap më shumë drejt titullit të kampionit në Premier League, që do të ishte suksesi më I madh në historinë e skuadrës dhe njëherësh, surpriza ndër më të mëdhat në historinë e futbollit evropian dhe atij botëror.
