LR PDSH: Reagon ndaj bllokimit të perimeve nga Shqipëria
LR PDSH ka reaguar ndaj bllokimit të 13 kamjonëve me perime nga Shqipria në kufirin Bllatë midis dy Dibrave...

Në një njoftim të Departamentit të Ekonomisë të LR-PDSH, thueht se Bllokimet e këtilla janë bërë të zakonshme nga pala maqedonase çdo fillim-sezoni pranveror dhe qëllimi është i qartë: të ju shkaktojnë humbje të parikuperueshme bujqve shqiptar, por edhe të paralajmërojnë të tjerët që e njëjta do ju ndodh të gjithë atyre që do të tentojnë tregun maqedonas.
Përkujtojmë Qeverinë e Maqedonisë, BDI-në si pjesë e pandashme të politikave të dëmshme, ministrin e përkohshëm të ekonomisë Driton Kuçi që ia filloi mbrapsht punës se bllokimi i perimeve shqiptare dhe mallrave të tjera që vijnë nga Shqipëria, janë shkelje e Marrëveshjes së CEFTA-s, që njihet për qarkullimin e lirë të mallrave dhe marrëveshjeve bilaterale për tregti të lirë.
Sjellje të këtillë Maqedonia në të kaluarën ka ushtruar edhe ndaj produkteve që vijnë nga Kosova. Kjo është dëshmi e refuzimit të ndërtimit të atmosferës së bashkëpunimit të Maqedonisë me fqinjët shqiptarë thuhet në reagimin e LR PDSH-së.
Shqetësimin e tijë për këtë bllokadë e ka shprehur edhe Ministri shqiptar i Bujqësisë Edmond Panariti I cili ka thënë se Maqedonia po shkel marrëveshjen e CEFTA-s, e nënshkruar nga të dyja vendet për qarkullimin e mallrave.
