Maqedoni
Analistët: Kriza politike po shkon drejt thellimit
10.04.2016 18:02
Pushteti dhe opozita në Maqedoni vazhdojnë të kenë qëndrime diametralisht të kundërta sa u përket zgjedhjeve të 5 qershorit...

Derisa blloku prej 13 partive opozitare të udhëhequra nga LSDM ka ftuar për bojkot të zgjedhgjeve, VMRO-DPMNE është shprehur e vendosur të shkojë në zgjedhje, duke theksuar se LSDM me 5 qershorë do të marr dënimin e popullit, ndërsa pas zgjedhjeve do të përgjigjet edhe para institucioneve.
Por një situatë e tillë sipas analistëve politik është dëshmi se kriza politike në vend po thellohet.
Kriza nuk mund të zgjidhet me shkuarjen në zgjedhje të partive në pushtet, deklaron njëhësi i zhvillimeve politike Ismet Ramadani.
“Të gjitha indikacionet flasin shum realisht se kriza po thellohet. Është mashtrim shum I madh nëqoftëse dikush mendon se me shkuarjen në zgjedhje të dy partive në pushtet, definitivisht zgjidhet kriza në Maqedoni”, shprehet analisti Ismet Ramadani.
Qëndrim të ngjashëm ka edhe analisti Naser Zyberi, i cili thot se këto zgjedhje në vend që të ishin shpëtim, do të thellojnë krizën.
“Indikacionet janë të qarta se kriza do të thellohet edhe më tepër dhe këto zgjedhje në vend që të shihen si shpëtim, në fakt do të shëndrrohen në thellim të krizës”, thekson analisti Naser Zyberi.
Pas shpërbërjes së kuvendit, bojkotim të zgjedhjeve të 5 qershorit kanë paralajmëruar edhe partite opozitare shqiptare, përveç PDSH-së dhe LR PDSH-së të cilat ende nuk e kanë thënë fjalën e fundit, megjithse kanë deklaruar se pa krijimin e kushteve do të ishte e pa kuptimt shkuarja në zgjedhje.
Ndërsa nga BDI ka bërë të ditur se do të marr pjesë në zgjedhje.
GYLTENE SINANI
