Futboll

Festë e dyfishtë për Shkëndinë, Shkupi barazon me Bregallnicën

10.04.2016 17:57

U zhvilluan sot ndeshjet e xhiros së 26-të në ligën e parë futbollistike dhe fituesi më I madh në mbyllje të kësaj fundjave, pa dyshim që është Shkëndija...

Ekipi kuqezi nga Tetova, pos që festoi me 3-1 në derbin lokal ndaj Renovës, duke luajtur në stadiumin e qytetit pas një periudhe një vjeçare, iu gëzua tejmase edhe humbjes së Vardarit nga Sileksi me 3-2, që skuadrën e Bruno Akrapoviçit, e afron tani në vetëm dy pikë larg rivalit, para ballafaqimit të tyre direkt, javën e ardhshme në Shkup.
 
Nga ana tjetër, Shkupi ndërpreu serinë prej dy humbjeve, por megjithatë nuk ia doli të mposhtë Bregallnicën, si nikoqir në Kërçovë dhe barazoi 2-2./Mustafa Ademi
 
KAMPIONATI FUTBOLLISTIK
Liga e parë – java e 26-të
 
Shkëndija – Renova 3:1
Shkupi – Bregallnica 2:2
Sileksi – Vardari 3:2
Rabotniçki – Horizont T. 2:0
Metalurgu – Mlladosti 2:0
 
Renditja:
 
1. Vardari 64
2. Shkëndija 62
3. Sileksi 40
4. Rabotniçki 36
5. Shkupi 35
6. Bregallnica 30
7. Horizont T. 30
8. Renova 28
9. Metalurgu 16
10. Mlladosti 16