Botë

SHI po përgatit sulme në Gjermani

10.04.2016 19:39

Grupi xhihadist Shteti Islamik dëshiron të kryejë sulme në Gjermani dhe situata e sigurisë në vend është "shumë serioze"...

Grupi xhihadist Shteti Islamik dëshiron të kryejë sulme në Gjermani dhe situata e sigurisë në vend është "shumë serioze", paralajmëroi shefi i agjencisë zbuluese gjermane Hans Georg Masen.
 
Ai në intervistë për gazetën gjermane "Velt" theksoi se për momentin nuk janë të njohura informatat për çfarëdo lloj  plane konkrete për sulme terroriste në Gjermani.
 
Masen deklaroi se propaganda e SHI-së është e orientuar drejt inkurajimit të aleatëve që të ndërmarrin iniciativë për organizimin e sulmeve në Gjermani.
 
Zbuluesi i parë theksoi se janë të njohura disa raste në të cilët lidhen gjermanët, të cilët janë kthyer nga Siria, me plane për sulme dhe paralajmëroi se rrezikun të cilin e paraqesin xhihadistët nga Gjermania është "infektuese".
 
I pyetur se sa islamistë në Gjermani konsiderohen "shumë të rrezikshëm", Masen është përgjigjur se rreth 1.100 paraqesin rrezik potencial nga terrorizmi.
 
SHI kohë më parë publikoi incizim në të cilën thuhet se pas sulmeve terroriste në Paris dhe Bruksel, mund të realizojë sulme edhe në vende tjera perëndimore, ndërsa si caqe potenciale i theksoi Londrën, Berlinin dhe Romën./mia