Maqedoni

Kriza me refugjatët, migrantët përleshën me policinë e Maqedonisë

11.04.2016 09:31

Migrantët mbrëmë janë përleshur me policinë e Maqedonisë, pasi ata nuk ishin lejuar ta shkatërrojnë barrikadën me tela ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë...

Raportohet se policia ka përdorë gaz lotsjellës dhe plumba gome për t’i kthyer prapa migrantët, që ishin përgjigjur me hedhje gurësh kundër policisë.

Organizata “Mjekët pa kufij” tha se vullnetarët mjekësorë në terren u dhanë ndihmë mjekësore afro 300 persona, pasi kishin probleme me frymëmarrje nga gazi lotsjellës dhe lëndimet nga plumbat e gomës. Së paku gjashtë të lënduar janë në spital.

Policia e Maqedonisë tha se 23 policë janë lënduar, prej tyre pesë me lëndime serioze. Kjo dhunë u bë në vendkalimin kufitar Idomeni, ku më se 11 mijë migrantë janë të vendosur në kamp në pjesën e kufirit grek.