Maqedoni

Në "Alo doktor" 1.330 paraqitje për një javë

11.04.2016 10:55

Në linjën telefonike 02/15 123 për këshilla mjekësore "Alo doktor" javën e kaluar ka pasur 1.330 thirrje...

Që kur filloi të punojë linja telefonike nga 15 shtatori i vitit 2014 deri më tani ka pasur gjithsej 86.524 thirrje.
 
Shtëpia e shëndetit Shkup kumtoi se linja është e hapur çdo ditë 24 orë me qëllim që të mundësohet konsultim mjekësor i drejtpërdrejtë në momentin e paraqitjes së simptomave të ndryshme të çrregullimit të shëndetit.
 
Gjithsej 25 mjekë janë në dispozicion për këshilla mjekësore, ndërsa thirrjet janë nga qytetarët e të gjitha qyteteve të Maqedonisë.
 
Thirrjet janë për spektrin e gjërë të simptomatologjisë më të ndryshme, më së shpeshti për tension të rritur të gjakut, dhimbje koke, ftohje sezonale, dhimbje simptomatike, temperaturë të rritur dhe këshilla lidhur me sëmundjet kronike.
 
Të gjithë atyre personave të cilët kanë kërkuar këshillë mjekësore në linjën telefonike u është dhënë ndihmë mjekësore me këshilla dhe terapi adekuate simptomatike./Mia