Botë

"Amico mio atto II" - Itali, shkatërrohet banda e drogës italo-shqiptare, pranga 14 personave

11.04.2016 11:33

Policia italiane e provincës së Pavias në bashkëpunim me policinë e qyteteve të Legnano e të Casalecchio di Reno kanë ekzekutuar mëngjesin e sotëm...

Policia italiane e provincës së Pavias në bashkëpunim me policinë e qyteteve të Legnano e të Casalecchio di Reno kanë ekzekutuar mëngjesin e sotëm, 14 urdhër arrestimi ndaj anëtarëve të një bande italo-shqiptare e specializuar në trafikun e lëndëve narkotike në territorin e provincës së Varezes.
 
Operacioni i policisë italiane i koduar “Amico mio atto II” ka nisur hetimet 4 muaj më parë, më 9 dhjetor të 2015, pas arrestimit të 8 personave të specializuar në vjedhjen e automjeteve të rënda të tipit traktor apo me funksione të tjera operuese industriale, të grabitura e të shitura jashtë kufirit italian.
 
Në banesën e njërit prej tyre u gjet gjysëm kg marijaunë e hetimet e policisë italiane cuan në zbulimin e kësaj bande trafikantësh.
 
Hetimet e 4 muajve kanë cuar në sekuestrimin e 10 kg marijaunë, 220 gramë kokainë e 100 gramë heroinë. 14 urdhër arrestimet e operacionit “Amico mio atto II” kanë ekzekutuar arrest me burg për 5 persona, 6 të tjerë në arrest shtëpiak e 4 persona të tjerë me urdhër detyrimi paraqitje në polici.
 
Banda itali-shqiptare kishte bazën operative në provincën e Pavias , në komunën e Belgioioso e lënda narktoike trafikohej në të gjihtë provincën e Vareses./Oranews