Botë
Të martën dorëhiqet kryeministri ukrainas
11.04.2016 12:31
Kryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk, ka njoftuar se do të japë dorëheqje javën e ardhshme...

Kryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk, ka njoftuar se do të japë dorëheqje javën e ardhshme, duke fajësuar politikanët në vend se dështuan të miratojnë reformat që do të sillnin “ndryshime reale”.
Yatsenyuk, që është në krye të ekzekutivit ukrainas që kur presidenti pro-rus, Viktor Yanukovych, u largua në shkurt të vitit 2014 tha se do t’i paraqesë dorëheqjen Parlamentit të martën.
Presidenti aktual, Petro Poroshenko, i kërkoi dorëheqjen kryeministrit në shkurt, ku deklaroi se Yanukovych kishte humbur mbështetjen. Qeveria e këtij të fundit është akuzuar për mosveprim dhe korrupsion.
