Botë
Filipine, luftë me terroristët, vriten 18 ushtarë
11.04.2016 12:37
Ushtria filipinase tha se 18 ushtarë u vranë në përleshjet të ashpra me militantët islamikë në jug të vendit...

Më shumë se 50 ushtarë të tjerë mbetën të plagosur gjatë luftimeve kundër anterive të grupit “Abu Sajaf” në ishullin Basilan.
Ushtria bëri me dije se 5 militantë, përfshirë një nga Mariku, mbetën të vrarë. Mediat vendase thanë se ushtria ishte vetëm në kërkim të një prej komandantëve të grupit “Abu Sayyaf”, i cili është betuar për besnikëri ndaj “Shtetit Islamik”.
Qeveria amerikane ka vënë një shpërblim prej 5 milionë dollarësh për informacione, që do të sjellin kapjen e Isnilon Hapilon, një person i konsideruar shumë i rrezikshëm.
Ushtria filipinase tha se trupat e saj u zunë në befasi nga militantë që përdorën kundër tyre armë të rënda dhe eksplozivë.
Megjithatë, mediat kanë shprehur dyshime për përgatitjen e ushtrisë, e cila ishte nisur drejt militantëve dhe përderisa përleshjet ishin parashikuar, nuk duhej të ishte paraqitur kaq dobët.
