Botë
Indi, pesë të ndaluar për tragjedinë në tempullin hindu
11.04.2016 14:18
Pesë persona janë ndaluar në Indi në lidhje me shpërthimin dhe zjarrin që përfshiu një tempull hindu në Keralam, ku vdiqën mbi 100 persona...

Të pesë të shoqëruarit në polici ishin punonjës të tempullit dhe po merren në pyetje lidhur me spektaklin e paautorizuar të fishekzjarrëve, që u bë shkak për fatkeqësinë.
Rreth 400 persona të tjerë mbetën të plagosur kur stoqet me fishekzjarrët shpërthyen papritur.
Një ndërtesë brenda tempullit u shemb, duke u marrë jetën shumë njerëzve.
Mijëra persona ishin mbledhur për të parë spektaklin në kuadër të festivalit të Vitit të Ri, një traditë për vendasit.
Autoritetet deklarojnë se menaxherëve të tempullit u ishte mohuar për arsye sigurie leja për fishekzjarrë, por ata kishin vazhduar me programin.
