Maqedoni

Enti për Statistikë: 355 leje ndërtimi vetëm në muajin shkurt

11.04.2016 14:31

Vetëm në muajin shkurt të këtij viti janë dhënë 335 leje për ndërtim, që është për 48,2 për qind më shumë në krahasim me shkurtin e vitit të kaluar, publikoi sot Enti Shtetëror për Statistikë...

Sipas lejeve të aprovuara për ndërtim, vlera e përgjithshme e objekteve është rritur në  228,3% krahasuar me shkurtin e vitit të kaluar. 

Nga numri i përgjithshëm i lejeve të aprovuara për ndërtim, 197  apo 58,%  janë të dedikuara për objekte nga ndërtime të larta, 39 apo 11,6%  për objekte nga ndërtime të ulëta dhe 99 apo 29,6% për objekte për rikonstruksion. 

Nga gjithsej 335 objekte, në 198 si investitorë paraqiten persona fizik, ndërsa në 137 objekte investitorë janë objekte afariste. 

Në periudhën e raportit është paraparë ndërtim i 848 banesave me sipërfaqe të përgjithshme shfrytëzuese prej 66.209 metra katrorë.