Themelohet Grupacioni për armatim dhe pajisje, kërkohen ndryshime në Ligjin për armatim

11.04.2016 16:03

Grupacioni i sapoformuar për armatim, mjete shpërthyese dhe materie të dëmshme, mjete piroteknike dhe pajisje për qëllime civile dhe ushtarake, do të angazhohet në përmirësimin e kushteve për prodhimin dhe tregtimin e armëve...

Qëllimi kryesor i Grupacionit do të jete vendosja e një bashkëpunimi më të ngushtë me institucionet në vend në drejtim të përmirësimit të prodhimit dhe tregtimit me armë dhe materie eksplozive, piroteknike dhe pajisje për qëllime civile dhe ushtarake.

Grupacioni për armatim dhe pajisje kërkon edhe sjelljen e ligjit për mjete piroteknike, ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve aktuale, si Ligjin për armatim dhe gjah.

“Njëri nga qëllimet është edhe përmirësimi i punës së fabrikave përmes propozimeve, korrigjimeve të Ligjit për armatim, mendohet lehtësira në marrjen e lejes për furnizime, import dhe rieksport. Me propozimet tona mendojmë se mund ta përmirësojmë gjendjen.”- deklaroi kryetari i Grupacionit, Dimitar Menutov. 

Po ashtu nga ky Grupacion kërkojnë që të angazhohen më  shumë për nevojat e Ministrisë së Punëve të Brendshme, si dhe subvencionim të kapaciteteve aktuale dhe miratim të prodhimeve të reja. (Vlora Latifi-Topojani, TVM2)