Botë

Tiranë, kultura fetare në shkollat publike, Nikolla: Laiciteti do të mbrohet fuqishëm

11.04.2016 16:05

vKa mjaftuar kjo deklaratë e Ramës që në Shqipëri të lëshohet alarmi se në shkolla do të dominojë feja...

Politikanë, analistë, por edhe qytetarë të thjeshtë janë ankuar se diçka e tillë është mjaft e dëmshme dhe se nuk do të donin që të ndodhte një gjë e tillë. 
 
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ka sqaruar se nuk do të predikohet feja në shkolla, porse do të jetë një lëndë e vetme.
 
“Nuk janë leksione fetare kurrsesi, sepse shkolla shqiptare është laike dhe do të mbrohet fort laiciteti. Ka të bëjë me një specifikë të caktuar për mësimin e historisë së kulturave fetare dhe jofeja.”- deklaroi ministrja e Arsimit e Shqipërisë, Lindita Nikolla.
 
Deri tani komunitetet fetare e kanë mirëpritur nismën e qeverisë, por pika më e diskutueshme është përmbajtja që do të ketë kjo lëndë. Shumë shpejt Ministria e Arsimit do të nisë diskutimet me akademikët dhe komunitetet fetare për çështjet që do trajtojë lënda e re për fenë, që po futet për herë të parë në sistemin arsimor shqiptar të pas viteve 1990-ta.
 
LULJETA NDOKA