Botë

Kanada, komuniteti indigjen shpall emergjencë vetëvrasjesh

11.04.2016 16:56

Një komunitet indgjen në veri të Kanadasë shpalli gjendjen e emergjencës pasi brenda një dite të vetme 11 vetë tentuan të vrasin veten...

Attawapiskat First Nation, në Ontario, shënoi 28 përpjekje për vetëvrasje në mars, ndërsa nga shtatori numri i tyre llogaritet në mbi 100. 
 
Niveli i varfërisë së 1.4 milion indigjenëve të Kanadasë konsiderohet mjaft i lartë. Edhe pritshmëritë e tyre janë gjithashtu nën mesataren kanadeze. 
 
Bruce Shisheesh, kryetar i komunitetit, deklaroi se 11 persona u përpoqën t’i jepnin fund jetës vetëm ditën e shtunë, duke bërë që të regjistrohet një situatë e paprecedentë. 
 
Qeveria e komunitetit First Nation ka ngritur një ekip të posaçëm për të hetuar mbi ngjarjen, bëjnë të ditur mediat kanadeze. 
 
Ndërsa Agjencia Federale e Shëndetit në Kanada bëri me dije se ka dërguar drejt komunitetit të indigjenëve dy specialistë të shëndetit mendor, pjesë e grupit të posaçëm. 
 
Charlie Angus, një deputet i zonës, deklaroi se, “kjo është një krizë sistematike që po përhapet në shumë komunitete”.
 
“Dhe deri tani nuk ka patur një përgjigje serioze nga ana e qeverisë”, deklaroi Angus./Top Channel