Maqedoni

Rasti “Kumanova”, shtyhet seanca për shkaqe teknike

11.04.2016 18:31

Është shtyrë sot seanca gjyqësore e rastit “Lagjja e trimave”, pasi Ministria e Brendshme nuk ka arritur të sigurojë kapacitetet e nevojshme që të asistojë në këtë seancë...

Efektivët e MPB-së kanë qenë sot të angazhuar në kufirin Maqedoni–Greqi pas incidentit të djeshëm me refugjatët.
 
Lajmin për shtyrjen e seancën e kanë konfirmuar edhe nga Gjykata Themelore Shkupi 1, sipas të cilës seanca është shtyrë për shkaqe teknike, gjegjësisht sepse të akuzuarit nuk janë sjellë në Gjykatë.
 
Deri tani janë mbajtur tre seanca të mbyllura për këtë rast,  ku  janë dëgjuar dëshmitë e dëshmitarëve të mbrojtur.
 
Rreth 40 dëshmitarët e mbrojtur, të propozuar nga Prokuroria, janë policë të cilët kanë marrë pjesë në aksionin në Kumanovë në maj të vitit të kaluar.