Botë
Rusi – Stavropol, sulme vetëvrasëse, vriten vetëm tre kamikazët
11.04.2016 18:43
Tre sulmues vetëvrasës e kanë hedhur veten në erë në një fshat në rajonin Stavropol në Rusi...

Sipas “The Independent”, nga këto sulme të sotme janë vrarë vetëm tre sulmuesit.
Ata e kanë aktivizuar eksplozivin në trupin e tyre afër selisë lokale të Ministrisë së Brendshme.
Një zyrtar i policisë i tha agjencisë “RIA Novosti” se incidenti ndodhi në qarkun Novoselitsa në Stavropol dhe se më shumë detaje mbeten për t’u sqaruar.
Stavropol është afër rajonit të trazuar të Kaukazit Verior të Rusisë.
