Botë
Moskë: Fronti Al-Nusra planifikon ofensivë të madhe në Alepo
11.04.2016 22:04
Ekstremistët e "Frontit Al Nusra" në Siri i grupojnë forcat rreth Alepos dhe planifikojnë ofensivë të madhe me qëllim që ta "presin" rrugën mes këtij qyteti dhe Damaskut...

Ekstremistët e "Frontit Al Nusra" në Siri i grupojnë forcat rreth Alepos dhe planifikojnë ofensivë të madhe me qëllim që ta "presin" rrugën mes këtij qyteti dhe Damaskut, deklaroi sot shefi i Drejtorisë kryesore operative të Shtatmadhorisë ruse, Sergej Rudskoj.
"Kemi informacione të besueshme se planifikohet ofensivë e përmasave të mëdha me qëllim që të pritet rruga që i ndërlidh Alepon dhe Damaskun", theksoi Rudskoj.
Ai tha se rreth 10.000 luftëtarë të grupit ekstremist grupohen në afërsi të Alepos, duke shtuar se Ministria ruse e Mbrojtjes ka kërkuar nga kolegët amerikanë që ta parandalojë këtë.
Rudskoj njëkohësisht e akuzoi Turqinë se vazhdon t'i mbështesë terroristët e "Fronitit Al-Nusra" me armë dhe ithtarë./mia
