Maqedoni

Mot me diell me temperaturë deri në 27 gradë Celsius

12.04.2016 09:03

Moti në Maqedoni do të jetë me diell, ndërsa do të fryjë edhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor, veçanërisht përgjatë Luginës së Vardarit...

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej tre deri në 10, ndërsa ajo e ditës prej 19 deri në 27 gradë Celsius.
 
Në Shkup mot me diell me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në pesë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 24 gradë Celsius.
 
Për shkak të motit me diell UV indeksi do të arrijë 7.
 
Edhe në ditët në vijim moti do të jetë stabil dhe shumë i ngrohtë për këtë periudhë të vitit, ndërsa vetëm të enjten pritet destabilizim kalimtar me shi të rrëmbyeshëm të shkurtër lokal, bubullima dhe me erë të përforcuar kryesisht nga drejtimi jugperëndimor. Temperaturat e mëngjesit do të jenë në rritje, ndërsa ato të ditës gjithashtu do të lëvizin prej 23 deri në 29 gradë Celsius. Të premten temperaturat e ditës do të shënojnë ulje të lehtë dhe do të lëvizin midis 21 dhe 27 gradë Celsius. UV indeksi do të ketë vlerë 6./Mia