Maqedoni

Panairi i tretë për arsim të lartë në SHBA

12.04.2016 10:04

Panair për arsim të lartë në SHBA 2016 sot do të mbahet në Shkup në organizim të këndeve amerikane në Maqedoni...

Panair për arsim të lartë në SHBA 2016 sot do të mbahet në Shkup në organizim të këndeve amerikane në Maqedoni, të locuara në Shkup, Manastir, Tetovë dhe Shtip së bashku me qendrat për arsim në SHBA dhe me mbështetje nga Ambasada e SHBA-së.
 
Në kuadër të turnesë nëpër Evropën Juglindore për arsim në SHBA, 14 përfaqësues të universiteteve dhe kolegjeve të shquara amerikane do të vizitojnë Lubjanën, Zagrebin, Sarajevën, Podgoricën, Beogradin, Shkupin dhe Prishtinën.
 
"Përfaqësuesit e institucioneve të larta arsimore do të prezantohen në panairin në Shkup dhe do të përgjigjen në pyetjet e studentëve dhe prindërve në lidhje me programet akademike për studime universitare dhe pasuniversitare, si dhe për mundësitë për bursa dhe ndihmë financiare", informojnë organizatorët.
 
Ky turne, siç theksohet, organizohet për herë të tretë, pas suksesit të madh që shënoi në vitin 2014, kur u vizitua nga më tepër se 2.000 vizitorë./Mia