Maqedoni

Konferencë për Maqedoninë në kornizën energjetike evropiane, siguri dhe punësime

12.04.2016 10:24

Konferencë me temë "Maqedonia në kornizë energjetike evropiane - siguri dhe punësime" sot do të mbahet në hotelin "Kontinental" në Shkup...

 Konferencë me temë "Maqedonia në kornizë energjetike evropiane - siguri dhe punësime" sot do të mbahet në hotelin "Kontinental" në Shkup në organizim të Qendrës për hulumtim dhe informim për mjedis jetësor "Eko-svest".
 
Konferenca është e lidhur me promovimin e dy studimeve nga edicioni "Maqedonia në kornizë energjetike evropiane". Studimet janë nga sfera e qasjes së qymyrit për nevoja energjetike dhe qasjes së vendeve të punës në sektorë të ndryshëm të lidhura me energjinë.
 
Dy botimet paraqesin analiza kushtuar qasjes së linjitit për prodhim të energjisë elektrike, gjegjësisht mundësive për hapje të vendeve të reja të punës në termocentrale dhe burime ripërtërirëse të energjisë dhe efikasitet energjetik.
 
Nga "Eko-svest" theksojnë se në të dy studimet qëllimi i të cilave është që t'u jepen përgjigje pyetjeve: Vallë është e sigurt ardhmëria energjetike e Maqedonisë lidhur me qasjen e linjitit?" dhe "Vallë në Maqedoni sektorët efikasitet energjetik (EE) dhe burime ripërtërirëse të energjisë (BRE), ofrojnë potencial më të madh për punësim në krahasim me termocentralet?".
 
Studimet janë përpunuar dhe publikuar në vitin 2015 dhe promovohen së bashku me qëllim që njëkohësisht të shfaqet edhe imzhi negativ dhe ai pozitive për ardhmërinë energjetike të Maqedonisë.
 
Konkluzioni nga ato, thonë nga "Eko-svest", është se Maqedonia urgjentisht duhet të orientohet drejt shfrytëzimit më të madh të të ashtuquajturve burime të reja ripërtërirëse të energjisë me qëllim që të zvogëlohet varshmëria nga derivate fosile rezervat e të cilave së shpejti do të harxhohen, ndërsa njëkohësisht të sigurohet numër më i madh i punësimeve...
 
Si shembull theksojnë se sipas analizës komparative e cila tregon se sektorët për efikasitet energjetik dhe burime ripërtërirëse të energjisë ofrojnë edhe deri në gjashtë herë më shumë vende pune lidhur me termocentralet. Nga ana tjetër, termocentralet krahas asaj që ndotin, na bëjnë edhe të varur nga resurse për të cilat kemi rezerva vendore për vetëm edhe rreth dy dekada, pas së cilës tërësisht dhe në mënyrë afatgjatë do të jemi të varur nga importimi i qymyrit.
 
Ata rekomandojnë braktisje të përshpejtuar të djegies së qymyrit për fitim të energjisë dhe futje të përqindjes jashtëzakonisht më të madhe të burimeve ripërtërirëse të energjisë në miskin energjetik në vend, zbatim sa më i shpejtë i standardeve më të ashpra për mbrojtjen e mjedisit jetësor të cilët janë në pajtueshmëri me Direktivën për emetime industriale për termocentralet ekzistuese si dhe lehtësim të investimit në burimet ripërtërirëse të energjisë dhe në efikasitetin energjetik./Mia