Maqedoni

Në Shkup dje 11 aksidente, 10 persona të lënduar, 14 këmbësorë të sanksionuar

12.04.2016 11:07

Gjatë ditës së djeshme në rajonin e Qytetit të Shkupit kanë ndodhur gjithsej 11 aksidente...

Gjatë ditës së djeshme në rajonin e Qytetit të Shkupit kanë ndodhur gjithsej 11 aksidente, prej të cilave tre janë me pasojë dëme materiale dhe tetë me pasojë lëndime trupore, prej të cilave lëndime më të lehta kanë marrë 10 persona.
 
Siç njoftoi për MIA-n inspektori i pavarur, Dragan Veljanoski nga SPB - Shkup, gjatë ditës së djeshme pas kontrolleve të kryera mbi pjesëmarrësit në qarkullim nga ana e policisë së trafikut, janë zbuluar dhe sanksionuar një numër i madh i kundërvajtjeve.
 
Tridhjetë e shtatë shoferë nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes, katër shoferë e kanë dejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe janë larguar nga qarkullimi, gjashtë kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit dhe gjashtë shoferë gjatë drejtimit të automjetit nuk e kanë vënë rripin e sigurisë ose kanë qenë duke folur në celular.
 
Janë sanksionuar edhe 14 këmbësorë, të cilët kanë kaluar larg vizave të bardha ose kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit.
 
Me ndihmën e automjetit special "karrotrec" nga ana e policisë gjatë ditës së djeshme janë larguar 56 automjete.
 
Me fillim në orën 10:00 ish të punësuarit në OHIS do të mbajnë protestë të qetë në bul. "Ilinden" para ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.