Maqedoni

Pahor dhe Kitaroviq për vizitë në Maqedoni

12.04.2016 11:43

Presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor dhe ajo e Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviq...

Presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor dhe ajo e Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviq, sot dhe nesër do të qëndrojnë për vizitë në Republikën e Maqedonisë me ftesë të presidentit Gjorgje Ivanov.
 
Siç kumtuan nga Kabineti i presidentit, sot pasdite në vila "Vodno" do të mbahet takimi tripalësh i Ivanovit me Pahor dhe Grabar Kitanoviq.
 
Sipas programit, të tre presidentët nesër do ta vizitojnë gurin kufitar 59 të kufirit Maqedoni-Greqi dhe Qendrën e përkohshme transite "Vinojug", ku do të kenë takim me policët nga Republika e Sllovenisë dhe Republika e Kroacisë të cilët u ndihmojnë forcave të sigurisë të Maqedonisë.