Maqedoni
MPJ ka dërguar notë në zyrën greke për lidhje në Shkup
12.04.2016 11:57
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë ka dërguar notë në Zyrën për lidhje të Greqisë në Shkup...

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë ka dërguar notë në Zyrën për lidhje të Greqisë në Shkup, si përgjigje ndaj protestës së djeshme verbale nga ana e shefit të Zyrës, ambasadorit Teoharis Lalakos, e cila i është dorëzuar personalisht në bisedë në Ministri.
"Forcat e sigurisë së Maqedonisë gjatë incidenteve të dhunshme të ditës së diel kanë vepruar me përmbajtje të mundshme maksimale, përgjegjësi dhe profesionalizëm dhe me këtë rast vepron proporcionalisht me sfidën e sigurisë nga protestat e dhunshme dhe tentativat agresive të grupeve më të mëdha të migrantëve që ilegalisht ta kalojnë kufirin Maqedoni-Greqi, duke përfshirë përmes depërtimit të rrethojës mbrojtëse kufitare.”- thuhet në notën e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Në notën e publikuar mbrëmë në ueb-faqen e MPJ-së kërkohet nga autoritetet greke të sigurisë angazhim i përforcuar për evitimin e incidenteve të këtilla në të ardhmen.
