Botë

Sulm terrorist në Dijarbakir, një ushtarë vdes, 39 të tjerë dhe 8 civilë lëndohen

12.04.2016 12:07

Një automjet i ngarkuar me eksploziv u përplas në një bazë policore në juglindje të Turqisë...

Një automjet i ngarkuar me eksploziv u përplas në një bazë policore në juglindje të Turqisë, zonë kryesisht me popullatë kurde, e cila la të vrarë një ushtar dhe të plagosur 47 persona të tjerë, raportuan burimet ushtarake.
 
Gjegjësisht, 39 ushtarë dhe 8 civilë u lënduan në sulmin i cili ndodhi në qytetin Hani, afër Dijarbakirit, deri sa të menjëhershme ishin intervenimet e 20 ambulancave të cilat iu ofruan ndihmë të lënduarve.
 
Dëshmitarët e rastit e përshkruan ngjarjen si një fuqi të madhe të shpërthimit, e cila shkatërroi dritaret e objekteve në afërsi si dhe u dëgjuan dridhje në ndërtesat e qytetit e më gjerë. 
 
Pjesa juglindore e Turqisë është cak i sulmeve terroriste dhe shënjestër e dhunës që nga korriku i vitit të kaluar kur Partia e Punëtorëve të Kurdistanit e braktisi armëpushimin dyvjeçar me qeverinë e cila aktivizoi rinisjen e operacioneve të sigurisë nga ana e ushtrisë së shtetit.
 
Qeveria turke ka refuzuar të kthehet në tryezën e bisedimeve dhe është zotuar të "likuidojë" PKK-në, e cila cilësohet si një organizatë terroriste jo vetëm nga Turqia, por edhe nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara. Më shumë se 40,000 njerëz janë vrarë në konfliktin që kur PKK filloi me sulme nga viti 1984.
 
LEUNORA KALIQI