Basketboll
Houston e Utah, vazhdojnë të kërkojnë plasmanin në play off
12.04.2016 12:59
Sezoni i rregullt i NBA-së po shkon drejt fundit dhe ekipet e kualifikuara më së shumi po përgatiten për play off-in...
![](https://al.mrt.com.mk/sites/default/files/gordon-hayward-trevor-ariza-nba-houston-rockets-utah-jazz-590x900.jpg)
Në Lindje kryeson Cleveland, që mundi 109-94 Atlantën, një përballje mes dy ekipesh pretendente në këtë kah të Konferencës.
Kyrie Irving me 35 pikë dhe LeBron James me 34 pikë ishin më të mirët në fushë, duke udhëhequr skuadrën drejt suksesit të 57-të sezonal. Jashtë play off-it mbetet edhe zyrtarisht Chicago, që edhe pse mundi 121-116 New Orleans, suksesi mbeti për statistikë, ku 7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë (B23 pikë).
Në Perëndim vijon dueli për vendin e tetë dhe të fundit që të çon në play off, ku në garë janë Houston (40/41) e Utah Jazz (40/41). Houston fitoi 129-105 ndaj Minnesota dhe rikuperoi një vend në klasifikim, ku u dallua Harden me 34 pikë, mbështetur edhe nga Ariza me 21 pikë.
Zhgënjen Utah Jazz, që u mund 92-101 nga Dallasi, duke zbritur në vendin e nëntë në Perëndim. Për Maveriks shkëlqyen Nowitzki me 22 pikë, Williams me 23 e Matthews me 20, ndërsa për Jazz nuk mjaftuan 26 pikë e Hoyward.