Vjedhje në filialin e postës në Veri të Shkupit
Në vendin e ngjarjes kanë dalur ekipe policore dhe ekipi i kontrollit të brendshëm të postes, për të hetuar rastin..........

Në Veri të Shkupit, mbrëmë është kryer vjedhje në filialin e Postës së Maqedonisë, me ç’rast është demoluar dera hyrëse dhe është vjedhur kasaforta me 120 mijë denarë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur ekipe policore dhe ekipi i kontrollit të brendshëm të postes, për të hetuar rastin.
Mbrëmë në lagjen Veri të Shkupit, ëshë kryer një vjedhje në filialin e Postës së Maqedonisë, me ç’rast janë vjedhur rreth 2 mijë euro. Vjedhja është kryer natën vonë dhe nuk ka pasur të lënduar, bëjnë të ditur nga Posta e Maqedonisë. Vjedhjen e kanë paraqitur në polici të punësuarit në këtë filialë, pasiqë kanë parë se mungon kasaforta e postës.
Menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë dalur ekipi i policisë së Çairit dhe ekipi i kontrollit të brendshëm i kompanisë.
“Sot në Sekretariatin e Punëve të Brendshme në Shkup, në natën mes 3 dhe 4 marsit, në rrugën Tale Kristov, nga persona të pa njohur, është kryer vjedhje e rëndë në filialin e Postave të Maqedonisë, me ç’rast është hapur me forcë dera hyrëse dhe janë vjedhur rreth 120 mijë denarë", deklaroi Liza Bendevska nga
Sekretariati i Punëve të Brendshme në Shkup. Policia është vënë në kërkim të kryerësve të vjedhjes dhe po punon në kapjen e tyre, theksojnë nga MPB-ja. (Gyltene Sinani, TVM2)
