Maqedoni

Posta e Maqedonisë në mbështetje të librit

12.04.2016 14:24

Prej sot, deri më 18 prill 2016, Posta e Maqedonisë do të jetë pjesë e Panairit të 28-të ndërkombëtar të librit ku do të marrin pjesë mbi 70 botues...

Me pjesëmarrjen në Panairin Ndërkombëtar të Librit, Posta e Maedonisë jep kontributin e vet dhe mbështetë veprimtarinë botuese, me qëllim që të motivojë të rinjtë të lexojnë sa më shumë dhe të kënaqen me titujt e shkëlqyeshëm.
 
Për këtë shkak, Posta e Maqedonisë, për të gjithë lexuesit të cilët do të blejnë libër në Panair ofron lirim special.
 
Librat e blerë në Panair duhet të sillen tek shtandi i Postës së Maqedonisë i cili ndodhet në hallën 1 – në galeri, dhe për vetëm 50 denarë postierët tanë përmes shërbimit EMS do të bëjnë dërgimin në adrësën e kërkuar në të gjithë teritorin e Republikës së Maqedonisë. Gjithashtu, Posta e Maqedonsië do të mundësojë dërgimin pa pagesë të 800 librave gjatë kohës sa zgjatë Panairi.
 
Lirimi që ofron Posta e Maqedonisë gjatë kohës së Panairit për dërgim të librit përmes postës EMS në të gjithë teritorin e Maqedonsië është nga 55% - 75%. Gjithashtu, në shtandin e Postës së Maqedonisë do të jenë të ekspozuara edhe pullat më të reja postare të emetuara nga Byroja për Filateli.