Botë
"Panama Papers" - Hetuesit rikthehen në zyrat e Monsak Fonseka
12.04.2016 14:44
Autoritet panameze janë rikthyer në zyrat e firmës juridike Monsak Fonseka, në kuadër të hetimit të megaskandalit...

Autoritet panameze janë rikthyer në zyrat e firmës juridike Monsak Fonseka, në kuadër të hetimit të megaskandalit që zbuloi më shumë se 11 milionë dokumente të kompanive offshore të përdoruara nga njerëz të fuqishëm në botë për të shmangur taksat dhe fshehur pasuritë.
Mosak Fonseka pretendon se është viktimë e një hakërimi nga jashtë dhe për këtë ka ngritur një padi në prokurorionë e shtetit.
"Republika e Panamasë po kryen hetimet në lidhje me këtë rast, por nuk mund të japim detaje të tjera” deklaron Ricaurte Gonzalez, prokuror nga Zyra e Krimit në Panama.
Por duke folur për mediat jashtë zyrave të firmës, avokati i Mossack Fonseca Elias Solano tha se autoritetet po kontrollojnë për një potencial hakerimi në serverin e kompanisë.
“Ata po hetojnë në bazën e të dhenave të zyrës, brenda fushëveprimit për të konfirmuar ekzistencën e një krimi mbi sigurinë ë informacionit,” tha ai.
Deri tani nuk ka një emër si përgjegjës të rrjedhjes së miliona dokumenteve që shokuan mbarë botën. Qeveritë e shume vendeve kanë nisur hetimet për krime të mundshme financiare nga personazhet të pasur dhe me influencë në vendet e tyere, por vecanërisht pë rata që tashmë kanë rezltuar ën listën e ashtuquatur të zezë./Oranews
