Kundër parasë në politikë, qindra protestues të arrestuar në Uashington
Policia në Uashington ka arrestuar më shumë se 400 njerëz që protestonin kundër ndikimit të parasë në politikë...

Policia amerikane tha se shumica e të arrestuarve, në afërsi të qeverisë amerikane, janë marrë në paraburgim për “aktivitete të protestës së paligjshme”, të tilla si grumbullimi dhe bllokada.
Protestuesit e grupit “Demokracia pranverore” u mblodhën në Uashington, me pankarta të llojit “Rikthejeni besimin tonë”, “Largojeni paranë nga politika”, si dhe “Mbroni të drejtat tona të votimit”. Grupi, që përfshinte edhe aktorin e njohur, Mark Ruffalo, dhe aktivistin politik, Noam Chomsky, tha përmes faqes së tyre të internetit se protestuesit kishin për qëllim që t’i bënin presion Kongresit që “të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për t’i dhënë fund korrupsionit të shumave të mëdha të parave në politikë dhe të sigurojë zgjedhje të lira dhe të drejta”. (Gazmend Kurtishi, TVM2)
