Maqedoni
Panairi Ndërkombëtarë i Librit do të jetë i hapur prej sot e deri më 18 prill
12.04.2016 16:06
Prej sot e deri më 18 prill do të qëndrojë i hapur Panairi i 28 Ndërkombëtar i Librit...

Në këtë Panair do të marrin pjesë 70 shtëpi botuese, ku lexuesve do të ju ofrohet literaturë nga autorë vendas dhe të huaj, botime shkencore, libra për fëmijë etj. Në këtë Panair të interesuarit, përveç librave, mund të gjejnë edhe mjete shkollore.
“Shtëpia botuese ‘Albas’ edhe këtë vit merr pjesë në Panairin e Librit. Si çdo vit, ka edhe risi të reja të librit, ndoshta këtë vit kemi më shumë risi. Kemi libra të reja, kemi librin ‘Legjenda shqiptare’ që flitet për disa vende shqiptare, gjithashtu kemi edhe abetaren ndërkombëtare, sivjet kemi diçka më të re, të digjitalizuar.”- deklaroi Nasir Hajrullahu nga Shtëpia Botuese “Albas”.
“Përveç librave, që janë të domosdoshme për fëmijë, por edhe materiali shkollor është pjesë ndihmëse për fëmijët. Në këtë Panair është hera e dytë që marrim pjesë dhe mendojmë që do të vazhdojmë.”- theksoi Avni Berisha nga “Two brothers”.
“Edhe këtë vit mund të themi se ka zbritje të librave nga shtëpitë botuese të ndryshme dhe shpresoj se të interesuarit do të na vizitojnë. Ne jemi nga Shtëpia Botuese ‘Divan’, d.m.th. ne botojmë libra në gjuhen turke, por përparësi ju japim shkrimtarëve të vendit.”- u shpreh Mehmet Arif nga Shtëpia Botuese “Divan”.
Vizitorët thonë se në Panair çmimet e librave nuk janë aq të larta.
“Jemi shumë të interesuar për libra, por ja nuk po mund t’i gjejmë ato libra që më duhen. Më pëlqen shumë të lexoj, pasi edhe jam në prag të përfundimeve të studimeve për gjuhë dhe letërsi. Çmimet nuk janë aq të larta për një libër.”- tha një qytetare.
Panairi do të jetë i hapur prej orës 10 deri në orën 20, ndërsa bileta hyrëse është 30 denarë për individ, ndërsa për vizita të organizuara 20 denarë.
REJHAN BUSHI-METAJ
