FUTBOLL

Vardari – Pelisteri të dielën në mbrëmje

05.03.2014 01:43

Një gjë e tillë është bërë zyrtare, me ç’rast Vardari dhe Pelisteri ndeshjen e tyre të javës së 20-të në LPFM, do ta zhvillojnë të dielën me fillim në ora 20:00 në stadiumin “Filipi i Dytë”…….

Ndeshja derbi e javës së 21-të në elitën e futbollit vendor ndërmjet Vardarit dhe Pelisterit do të zhvillohet në termin të natës. Një gjë e tillë është bërë zyrtare, me ç’rast Vardari dhe Pelisteri ndeshjen e tyre të javës së 20-të në LPFM, do ta zhvillojnë të dielën me fillim në ora 20:00 në stadiumin “Filipi i Dytë”.

Nga kjo ndeshje është paraparë që të ketë edhe transmetim të drejtpërdrejtë nga ana e televizionit publik të Maqedonisë. Rikujtojmë këto dy skuadra edhe gjatë pjesës së parë të kampionatit luajtën nën prezencën e dritave, kur Pelisteri falë golit të shënuar nga Ilir Elmaovski nga penaltia kishte shënuar fitore minimale, 1:0.

Gjithashtu edhe dy ndeshjet paraprake ndërmjet këtyre dy skuadrave Vardarit dhe Pelisterit ishin zhvilluar në termin të natës, kur”kuqezinjtë” nga Shkupi kishin shënuar fitore, edhe atë në kuadër të Kupës së Maqedonisë dhe ndeshjeve kampionale nga sezoni 2012/2013.

Rikujtojmë në ndeshjen e parë të zhvilluar gjatë këtij sezoni mes këtyre dy skuadrave në Manastir, Vardari kishte triumfuar me rezultatin 2:1. (infOSport.mk)