"Panama Papers", hetuesit rikthehen në zyrat e “Monsak Fonseka”

12.04.2016 16:22

Autoritet panameze janë rikthyer në zyrat e firmës juridike “Monsak Fonseka”, në kuadër të hetimit të megaskandalit që zbuloi më shumë se 11 milionë dokumente të kompanive “offshore” të përdoruara nga njerëz të fuqishëm në botë për të shmangur taksat dhe fshehur pasuritë....

“Mosak Fonseka” pretendon se është viktimë e një hakerimi nga jashtë dhe për këtë ka ngritur një padi në prokurorinë e shtetit. Deri tani nuk ka një emër si përgjegjës të rrjedhjes së miliona dokumenteve që shokuan mbarë botën. Qeveritë e shume vendeve kanë nisur hetimet për krime të mundshme financiare nga personazhet të pasur dhe me influencë në vendet e tyre, por veçanërisht për ata që tashmë kanë rezultuar në listën e ashtuquajtur “të zezë”.

BE, ndërkohë, do të prezantojë një plan të ri që detyron kompanitë më të mëdha evropiane të bëjnë transparente taksat e tyre. Rregullat e reja do të prekin më shumë se 750 kompani të mëdha, të cilat do të jenë të detyruara të deklarojnë sa taksa paguajnë në secilin nga shtetet e Bashkimit Evropian si dhe të japin detaje për çdo aktivitet tjetër të kryer në streha të veçanta tatimore. Ndryshimet vijnë pasi liderët e G20 ranë dakord për një plan veprimi, me qëllim minimizimin e taksave të korporatave. (Leunora Kaliqi, TVM2)