MASh: 131 defektologë nga 1 shtatori në shkollat e vendit

12.04.2016 16:29

Nga një shtatori, 131 defektologë do të angazhohen në shkollat fillore dhe të mesme të Maqedonisë me qëllim të përforcimit të shërbimeve profesionale...

E miratuar javën e kaluar nga qeveria, vlen për të gjithë shkollat të cilat e kanë informuar Ministrinë për Arsim dhe Shkencë se kanë nevojë për kuadër të tillë.

Zëvendësministri i Arsimit, Spiro Ristovski, theksoi se Ministria për Arsim dhe Shkencë realizoi kontakte të drejtpërdrejta me të gjitha shkollat në Maqedoni, dhe bazuar në të dhënat, respektivisht numrin e nxënësve që kanë nevojë për ndihmën e defektologëve, u bë një analizë adekuate, e cila tregon që ka nevojë për angazhim të 74 defektologëve në arsimin fillor dhe 57 në arsimin e mesëm, theksoi Ristovski.

Zgjedhja e defektologëve do të realizohet në mënyrë transparente, respektivisht përmes konkurseve publike për punësim, të cilat do të shpallen në etapa, ndërsa në to do të theksohen të gjitha informatat më të hollësishme për kushtet dhe kriteret për aplikim.

MASh tashmë ka filluar me shpërndarjen e pëlqimeve deri te shkollat, ndërsa duke marrë parasysh që shkollat janë të decentralizuara, procedurën e tërësishme për angazhim do të duhet ta realizojnë komunat përkatëse.