Maqedoni

“Autobusi edukativ”, fëmijët do të mësojnë rregullat në komunikacion

12.04.2016 16:50

Nën organizim të Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor, fillon realizimi i projektit “Autobusi edukativ”...

Nëpërmjet këtij projekti fëmijët do të kenë mundësi të mësojnë rregullat, të drejtat dhe obligimet e tyre në komunikacion.
 
“Autobusi special i brenduar, disa herë në javë do të vozisë nëpër qytetin e Shkupit dhe do të mbledhë fëmijë, që në mënyrë praktike të mësojnë  të drejtat dhe obligimet në komunikacion.”- deklaroi kryetari i Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacion Rrugor, Stojce Stamenkovski.
 
“Fëmijët e klasës së parë duhet t’i mësojnë shenjat e komunikacionit, që d.m.th. të mund lirshëm të lëvizin në komunikacion dhe kulturën e komunikacionit ta mësojnë qysh në moshë të hershme.”- tha kryetari i komunës së Karposhit, Stevçe Jakimovski.
 
Promovuesit e projektit “Autobusi edukativ” njëherit u bën thirrje të gjitha shkollave dhe institucioneve që janë të interesuara, t’i bashkëngjiten këtij projekti udhëzues për sjelljen e fëmijëve në komunikacion.
 
VLORA LATIFI-TOPOJANI