KShZ do të debatojë edhe për votuesit e Pustecit
12.04.2016 18:38
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në njërën nga seancat e ardhshme do të debatojë për votuesit e Pustecit, të cilët, krahas shtetësisë së Shqipërisë, kanë edhe nënshtetësi të Maqedonisë...

Nënkryetari i KShZ-së, Rexhep Prekopuca, tha se duhet të shihet se mbi çfarë baze këta persona e kanë fituar të drejtën e votës. Kjo do të qartësojë njëherë e mirë për opinionin dilemat për këto votues, tha ai.
Ndërsa sot KShZ vazhdoi shqyrtimin e rezultateve nga kontrollet që ka bërë MPB për verifikimin e emrave jokonzistentë.
