Zaev: PDSh të veprojë si opozitë, të bojkotojë zgjedhjet
Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, ripërsëriti qëndrimin e prerë për të mos marrë pjesë në zgjedhje pa listë të pastruar zgjedhore...

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, ripërsëriti qëndrimin e prerë për të mos marrë pjesë në zgjedhje pa listë të pastruar zgjedhore, ndërkohë që u shpreh i bindur se KShZ-ja nuk do të mund të pastrojë listën në afatin e parashikuar ligjor.
Zaev iu bëri thirrje edhe partive të tjera të koalicionit qeveritar që të braktisin qeverinë dhe të mos marrin pjesë në zgjedhje kriminale.
Zaev ka ftuar edhe PDSh-në të bojkotojë zgjedhjet e të luaj rolin e saj si parti opozitare.
“Nëse pushteti merr pjesë, ato do të jenë zgjedhje të njëanshme, ku merr pjesë vetëm pushteti. Unë shpresoj se z. Thaçi dhe PDSh-ja do të pozicionohen aty ku e kanë vendin në shoqëri, në opozitë, dhe do ta luajnë rolin si opozitë. Kjo nuk është thirrje apo rekomandim, ata e dinë për çfarë flasim, ata vendosën firmën në Marrëveshjen e Përzhinës, ata e dinë çfarë do të thotë listë e pastër zgjedhore, e përjetuan atë në Zajaz dhe Kërçovë.”- tha Zaev.
