Maqedoni

Zaev: prej sot nuk ekziston shteti juridik

12.04.2016 18:41

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, ka reaguar ndaj vendimit të presidentit Ivanov për faljen e politikanëve...

“Personi, Gjorge Ivanov, të cilin Nikolla Gruevski e ka vendosur president të vendit, sot e përmbylli grushtshtetin ndaj Maqedonisë”, tha Zaev. “Banda kriminale e Nikolla Gruevskit, duke e shkatërruar fatin dhe duke e rrezikuar ardhmërinë e Maqedonisë, po tenton të shpëtojë nga dëmi dhe kriminaliteti që ia kanë bërë vendit dhe qytetarëve të tyre. Ivanov sot u bë bashkëpjesëmarrës direkt i bandës kriminale kundër Maqedonisë. Ai dëshiron paratë e vjedhura nga qytetarët, nga banda kriminale të mos u kthehen  qytetarëve. Prej sot nuk ka shtet juridik. Ajo më nuk ekziston, e shkelën kushtetutën, ligjet, dinjitetin e qytetarëve, sot e varrosën Marrëveshjen e Përzhinës”, tha lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.