Maqedoni

Vendimi i Ivanovit, reagojnë ambasadorët

12.04.2016 19:04

Lidhur me vendimin e presidentit Ivanov kanë reaguar edhe Ambasada amerikane dhe ajo britanike në Shkup...

“Po kërkojmë detaje dhe sqarime të mëtejshme. Deklarata e presidentit, gjithsesi, ngre shqetësime serioze rreth angazhimit të Maqedonisë për mbisundimin e të drejtës”, thuhet në reagimin e Ambasadës së ShBA-ve në Shkup.

Ndërsa Ambasada e Britanisë së Madhe thekson se “Deklarata e presidentit Ivanov kërkon sqarim. Në rast se vendimi për faljen e politikanëve ka të bëjë edhe me hetimin për personat e përfshirë në materialet e përgjuara, kjo do të ishte shumë shqetësuese. Hetimi i plotë dhe një tretman i drejtë juridik janë elementet kyçe të Marrëveshjes së Përzhinës. Ashtu siç janë, ato janë vendimtare për çfarëdo zgjidhje të qëndrueshme të krizës aktuale politike”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Britanisë së Madhe.