AKSIDENT-SHKUP

Aksident i rëndë trafiku afër TVM

05.03.2014 02:05

Mësohet se automjeti i tipit “Lada Niva” me katër udhëtarë, pas përplasjes me automjetin tjetër të tipit “Reno Megan” është rrokullisur, me ç’rast një person është lënduar më rëndë dhe është dërguar për kurim në spitalin shtetëror......

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e sotme, por fatmirësisht ka rezultuar pa të vdekur. 

Mësohet se automjeti i tipit “Lada Niva” me katër udhëtarë, pas përplasjes me automjetin tjetër të tipit “Reno Megan” është rrokullisur, me ç’rast një person është lënduar më rëndë dhe është dërguar për kurim në spitalin shtetëror.

I lënduari në këtë rast ka qenë bashkëvozitësi i veturës së Lada Niva, ku gjindeshin gjithsejë 4 persona. Tre udhëtarët e tjerë mësohet se kanë kaluar  vetëm me lëndime trupore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Foto: telegraf.mk