Botë
Takimi i parë NATO-Rusi pas dy viteve
12.04.2016 21:27
Përfaqësues zyrtar të NATO-s njoftuan se takimi i parë mes Këshillit të Aleancës dhe Rusisë, pas pothuajse dy viteve...

Përfaqësues zyrtar të NATO-s njoftuan se takimi i parë mes Këshillit të Aleancës dhe Rusisë, pas pothuajse dy viteve, do të mbahet javën e ardhshme në selinë e NATO-s.
Zëvendës i zëdhënësit të NATO-s, Karmen Romero deklaroi se në takimin më 20 prill do të bisedohet për krizën ukrainase, aktivitetet ushtarake të Aleancës dhe Rusisë, situatën e sigurisë në Afganistan dhe kërcënimet rajonale terroriste.
Edhe pse vendet perëndimore dhe Rusia kanë qëndrime të ndryshme për Ukrainën, ky takim tregon gatishmërinë që të përmirësohen marrëdhëniet diplomatike që mund të ndihmojë gjatë pengimit të përleshjeve eventuale në rajon./mia
