Grabar Kitaroviq dhe Pahor do ta vizitojnë kufirin Maqedoni-Greqi
13.04.2016 09:19
Presidentët e Sllovenisë dhe të Kroacisë, Borut Pahor dhe Kolinda Grabar Kitaroviq, të cilët qëndrojnë për vizitë në Maqedoni, sot do ta vizitojnë gurin kufitar 59 në kufirin Maqedoni-Greqi...

Dy presidentët pritet të kenë takim edhe me policët e Sllovenisë dhe të Kroacisë, të cilët u ndihmojnë forcave të sigurisë së Maqedonisë, në kufirin Maqedoni-Greqi në përballjen me emigrantët.
Presidentët e Kroacisë dhe të Sllovenisë prej dje qëndrojnë për vizitë në Maqedoni me ftesë të presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov. (mia.mk)
