Protesta të opozitës kundër vendimit të Ivanovit

13.04.2016 09:28

Përfaqësues të opozitës të udhëhequr nga lideri i LSDM-së, Zoran Zaev mbrëmë protestuan para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe para selisë së VMRO-DPMNE-së, duke shprehur pakënaqësi nga vendimi i presidentit Gjorge Ivanov...

Paraprakisht, qytetarët u grumbulluan para Zyrës popullore të presidentit Gjorge Ivanov duke protestuar kundër vendimit të tij. Një pjesë e pjesëmarrësve në protesët kanë qëlluar me vezë ndaj mjediseve të Zyrës, e cila ka qenë nën siguri policore.

Protesta vazhdoi para selisë së VMRO-DPMNE-së ku një pjesë e pjesëmarrësve në protesë tentuan që ta çajnë kordonin policor, por dështuan. Edhe përkundër tensioneve  të herë pas hershme, nuk janë regjistruar incidente më serioze. (mia.mk)