Nëntë fakultete për arte kreative do të bashkohen në projektin "ArtLink 2016"

13.04.2016 09:38

Muzeu i Qytetit të Shkupit sot do ta zyrtarizojë fillimin e projektit "ArtLink 201" i cili duhet të bashkojë tetë universitete kreative dhe nëntë fakultete në Maqedoni, në të cilat mësohen artet kreative...

Në ngjarje do të nënshkruhen memorandume për bashkëpunim mes Muzeut dhe universiteteve përmes të cilave do të hapen mundësi të reja dhe do të inicohen projekte për bashkëpunim, praktika universitare dhe prezantime ndërkombëtare të punës së studentëve, kuadrit mësimor dhe profesionistëve nga artet kreative.

Në nismën e e Muzeut u bashkangjitën Fakulteti i Arteve të Bukura në Universitetin "Shën Cirili e Metodi", Fakulteti i Arteve në Universitetin Shtetëror të Tetovës, Akademia e Arteve të Universitetit "Goce Dellçev" në Shtip, Fakulteti i Dizajnit Grafik në Universitetin "Shën Klimenti i Ohrit" në Manastir Fakulteti i Arkitekturës dhe Dizajnit në "Amerikan Kolexh" në Shkup, Fakulteti për Art dhe Dizajn në Universitetin Evropian, Fakulteti për Dizajn dhe Multimedia në Universitetin e FON-it Fakulteti Arkitektonik pranë Universitetit të Shkupit dhe Fakulteti për Arkitekturë në Universitetin MIT. (mia.mk)