Debat Shkencoro-Letrar për promovimin e vlerave artistike, letrare dhe kombëtare shqiptare

13.04.2016 09:58

Në kuadër të ditëve të Panairit të Librit në Shkup, Sh.B. Toena, Komuna Çair...

Në kuadër të ditëve të Panairit të Librit në Shkup, Sh.B. Toena, Komuna Çair, Instituti i Trashëgimisë Kulturore Shpirtërore të Shqiptarëve të Maqedonisë dhe Instituti i Librit dhe Promocionit - Tiranë, organizojnë një sërë aktivitetesh për të shënuar dhe promovuar vlerat artistike, letrare dhe kombëtare.

Nga këto aktivitete sot do të mbahet Debat Shkencoro-Letrar, te Libraria e Çarshisë, ku do të  marrin pjesë Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë z. Muzafer Korkuti, Akademiku, prof. Dr. Rexhep Qosja dhe drejtori i ITKSHSH, prof.dr. Skender Asani.

Gjithashtu do të promovohen edhe tregimet "Princi i Buzëqeshjes" nga shkrimtari Zija Çela, fitues i gradës më të lartë, "Nderi i Kombit", me të cilën e dekoroi Presidenti i Shtetit, ku do të merrë pjesë dhe akademiku Ali Aliu. (mia.mk)