Pesë persona të lënduar në 13 aksidente komunikacioni

13.04.2016 10:07

Pesë persona kanë pësuar lëndime të lehta gjatë 24 orëve të fundit në gjithsej 13 aksidente që kanë ndodhur në kryeqytet....

Në rajonin e Qytetit të Shkupit kanë ndodhur gjithsej 13 aksidente komunikacioni. Pesë persona kanë pësuar lëndime të lehta në tre aksidente, ndërsa në 10 janë shkaktuar dëme materiale.

Sipas inspektorit të pavarur, Dragan Veljanoski nga SPB - Shkup, gjatë ditës së djeshme pas kontrolleve të kryera mbi pjesëmarrësit në qarkullim nga ana e policisë së trafikut, janë zbuluar dhe sanksionuar një numër i madh i kundërvajtjeve.

Dhjetë shoferë nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes, shtatë shoferë e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe janë larguar nga qarkullimi, tre shoferë kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit dhe 13 shoferë gjatë drejtimit të automjetit nuk e kanë vënë rripin e sigurisë ose kanë qenë duke folur në celular. Janë sanksionuar edhe shtatë këmbësorë, të cilët kanë kaluar larg vizave të bardha ose kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit.

Me ndihmën e automjetit special "karrotrec" nga ana e policisë gjatë ditës së djeshme janë larguar 54 automjete. (mia.mk)