Zgjedhje parlamentare në Korenë Jugore

13.04.2016 10:15

Në Korenë Jugore sot mbahen zgjedhje në të cilat 42 milionë njerëz me të drejtë vote e zgjedhin Parlamentin e ri, njofton DPA...

Partia konservatore qeveritare "Senuri" është favorit për fitore të zgjedhjeve edhe krahas ngecjes në ekonomi të vendit, madje pritet që ajo ta rrisë shumicën e saj absolute në Parlamentin 300 anëtarësh, tregojnë hulumtimet më të reja sociologjike.

Zgjedhjet parlamentare, që organizohen një herë në katër vjet konsiderohen si test i rëndësishëm i situatës politike në ekonominë e katërt më të madhe në Azi, para zgjedhjeve presidenciale të caktuara për në fund të vitit 2017.