Gjenevë, negociata për Sirinë
13.04.2016 12:25
Negociatorët do të mblidhen sot në Gjenevë për një rreth të ri të bisedimeve për paqe në Siri...

Por dhuna në terren, megjithatë, ka shtuar dyshimet për suksesin e negociatave. Në provincën e Alepos janë raportuar luftime të ashpra midis forcave qeveritare dhe Frontit Al Nusra, degë e Al Kaidës.
Në bisedimet, të cilat ndërmjetësohen nga Kombet e Bashkuara, synohet të arrihet marrëveshje për formimin e një qeverie të tranzicionit në Siri, ku lufta civile, e cila ka nisur që në vitin 2011, ka vrarë mbi 270,000 njerëz dhe ka zhvendosur gjysmën e popullsisë.
