Protesta dhe vezë ndaj zyrës së Ivanovit, përkrahje Prokurorisë Speciale

13.04.2016 13:06

Me vendimin e Ivanovit nuk u pajtuan qindra qytetarë, të cilët mbrëmë protestuan përpara zyrës së presidentit në qendër të Shkupit dhe para qeverisë...

Protestuesit kanë gjuajtur me vezë zyrën e Ivanovit, ndërsa kanë brohoritur se pa drejtësi nuk ka paqe. Njëherit janë thyer edhe disa xhama, ndërsa në momente nuk kanë munguar edhe tensionet mes protestuesve dhe policisë, të cilët në numër të shtuar kanë siguruar zyrën e presidentit.

Po ashtu disa qytetarë janë mbledhur përballë objektit të Prokurorisë Speciale që të tregojnë mbështetje për punën e këtij institucioni. Protestuesit kanë dashur t’i afrohen edhe selisë së VMRO-DPMNE-së, por ata nuk janë lejuar nga policia.

Në protestë u pa edhe lideri i LSDM-së dhe politikanë tjerë opozitarë, të cilët thane se kanë dalë të protestojnë si qytetarë dhe se nuk janë organizatorë të protestës. Ndërkohë një kundërprotestë nga përkrahës të pushtetit u mbajt edhe para selisë së LSDM-së.